Aktualitet

Vendosnin baste sportive nga telefonat, arrestohen 3 persona në Tiranë

Mësohet se të tre personat janë kapur në bar-kafe duke vendosur baste sportive me anë të telefonave të tyre celularë.

26 Tetor 2022, 16:05 Nga I.A
Vendosnin baste sportive nga telefonat, arrestohen 3 persona në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për veprimtarinë e lojërave të fatit. Mësohet se të tre personat janë kapur në bar-kafe duke vendosur baste sportive me anë të telefonave të tyre celularë. Gjatë arrestimeve janë seskuestruar telefonat, ndërkohë që të tre janë dërguar në paraburgim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Goditen 3 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihen në pranga 3 shtetas që vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Sekuestrohen 3 aparatet celulare që përdornin këta shtetas. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, strukturat e DVP Tiranë kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një subjekti bar-kafe, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive nëpërmjet aparatit celular. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi L. P., 19 vjeç, banues në Babrru, pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, në ambientet e lokalit të tij, në Babrru, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Ç., 18 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një subjekti bar-kafe, në rrugën “Mikel Maruli”, duke vënë baste sportive nëpërmjet aparatit celular. 3 aparatet celulare që përdornin këta shtetas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen tre persona ne tirane

Sondazh

Poll