Aktualitet

Po kërkohen dy të rinj në Tiranë, njëri plagosi 42-vjeçarin me thikë, tjetri është zhdukur nga shtëpia

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin e identifikuar me inicialet S. N., i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

26 Tetor 2022, 17:01 Nga k.m.
Po kërkohen dy të rinj në Tiranë, njëri plagosi
Foto ilustruese

TIRANË- 4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një plagosje që ka ndodhur ditën e sotme. Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin e identifikuar me inicialet S. N., i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e të plagosurit. Ndërkohë që që prej ditës së djeshme, po kërkohet edhe 27-vjeçari, edhe ky i identifikuar vetëm me inicialet K.N., pasi babai i tij ka denoncuar në Polici zhdukjen e tij nga banesa. Po ashtu, u prangos një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” është arrestuar ditën e sotme nga Policia. Në pranga ka rënë Kreshnik Kastrati. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burgim, teksa së fundmi banonte në Serbi.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Kreshnik Kastrati, 60 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për penalisht shtetasit N. Z., 60 vjeç dhe K. Q., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi A. K. ka vjedhur pjesë për makineri bujqësore, të cilat më pas i ka shitur te shtetasit N. Z. dhe K. Q.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Sh., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
----
Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

policia e shtetit

Sondazh

Poll