Aktualitet

Vrasja e Indrit Ndojit/ Zbardhet DOSJA, tutat e vëllezërve ishin me gjak, njëri harroi shapkën në kanal

Prindrit janë shqetësuar nga mesnata se Indriti nuk po kthehej, por kanë menduar se ka shkuar tek një kushëriri i tyre.

26 Tetor 2022, 17:48 Nga k.m.
Vrasja e Indrit Ndojit/ Zbardhet DOSJA, tutat e vëllezërve ishin me
Indrit Ndoji

KRUJË- Zbardhet dosja e vrasjes së Indrit Ndojit në Fushë Krujë, pak ditë më parë. Në dosjen e Prokurorisë së Krujës të siguruar nga Klan News, janë zbardhur dëshmitë e familjarëve të 34-vjeçarit dhe personave që kanë pasur kontakte më të natën e ngjarjes. Sipas prindërve, i riu kishte dalë nga shtëpia në orën 18:00 dhe nuk kishte kthyer më, e po ashtu as nuk kishte kontaktuar më me ta.

Atë natë, Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar me inicalet G.A., dhe A.M., kanë bërë me dije se rreth orës 21:00, të mbrëmjes janë ulur duke pirë kafe dhe më pas kanë shkuar në një lokal në fshatin Luz të Fushë Krujës. Të tre kanë qëndruar në kafe deri në orën 00:45, kur raportohet se kishin konsumuar edhe nga një dozë kokainë.

Më pas ata të tre hipën në makinë dhe shkuan në dyqanin e G.A ku Ndoji ka marrë biçikletën e tij për të shkuar me të në banesë, por rrugës është përballur me dy vëllezërit Miri, Sajmirin dhe Landin. Pasi Prokuroria dhe Policia ushtruan kontroll në banesën e tyre, gjetën një palë tuta të Landi Mirit, të cilat ishin me njolla si të kuqe, ndërkohë në shtëpinë e Saimir Mirit është gjetur një shapkë, e cila ishte e njëjtë me atë që u sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u gjet i pajetë Indrit Ndoj.

Sipas dosjes, dy vëllezërit nuk kanë dhënë shpjegime për këto prova. Rrobat janë dërguar në laboratorin e policisë kriminale për ADN, e cila është përputhur me atë të gjetur në vendin e krimit, por dy vëllezërit nuk e pranojnë për asnjë moment autorësinë e vrasjes së 34-vjeçarit. Ata vazhdojnë të ngulmojnë se e lanë të gjallë kur ikën, e më pas nuk e dinë se ç'mund të ketë ndodhur. Sa i përket provave të gjetura në vendin e ngjarjes, "mbrojta" e Landi Mirit pretendon se klienti i tyre kishte vrarë këmbëm dhe gjaku në fakt i përkiste atij. Tanimë dosja është dërguar në Gjykatën e Krujës, ku dy vëllezërit janë marrë si të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa vendimi ende nuk është marrë. 

prokuroria e kruje indrit ndoji vritet indrit ndoj indrit ndoj

Sondazh

Poll