Aktualitet

Tragjike në Zvicër, 17-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur mbi shinat e trenit

26 Gusht 2019, 20:30 Nga DOSJA
Tragjike në Zvicër, 17-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur mbi

ZIVCËR- Prej të shtunës në mëngjes një gnjare ka tronditur Zvicrën. Në binarët e hekurudhës në qytetin Thun të Kantonit të Bernës është gjetur një kufomë e një personi të gjinisë mashkullore.

Mediat zivcerane shkruanin se personi i gjetur në afërsi të stacionit hekurudhor të Thunit ende nuk është identifikuar, në mënyrë zyrtare. Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, gjegjësisht personi i gjetur është viktimë e goditjes nga treni.

Ndonëse zyrtarisht personi i vdekur ende nuk është identifikuar, policia thotë se ka indicie konkrete për identitetin e tij. Ndërsa shtypi në Kosovë dhe familjarët në Zvicër e në Kosovë kanë bërë të ditur se viktima është Leon Sahiti, 17 vjeçar nga Thuni, me prejardhje nga Peja.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje, për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia zvicer tragjedia ne zvicer vdes 17 vjecari shqiptar vdes 17-vjecari policia zvicer tragjedia ne zvicer vdes 17 vjecari shqiptar vdes 17-vjecari

Sondazh

Poll