Aktualitet

Sherri për parkimin, çfarë ndodhi në 18 gusht në Durrës? Detaje nga konflikti i djalit të Spartak Brahos

26 Gusht 2019, 19:40 Nga DOSJA
Sherri për parkimin, çfarë ndodhi në 18 gusht në

TIRANË- Policia e Durrësit për Dosja.al konfirmoi sherrin e ndodhur, ku i përfshirë ishte dhe Arbër Braho, djali i deputetit të PS, Spartak Brahos.

Sipas Policisë, ngjajra ka ndodhur për motive banale dhe se ajo është raportuar në faqen zyrtare në internet. Njoftimi për këtë ngjarje është, por pas urdhrit të Sandër Leshajt pak muaj më parë nuk jepen shumë detaje.

Në datën 19 gusht Policia e Durrësit ka bërë me dije se: Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.

Po ashtu një ditë më vonë është bërë dhe shpallja në kërkim e një tjetër personi që është përfshirë në ngjarje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve sherri ka nsiur për një vend parkimi, ku janë përfshirë të dy djemtë e Spartak Brahos. Në fillim kanë qenë djemtë e Brahos ata që kanë qëlluar qytetarin, ndërsa pak orë më vonë ai ka shkuar për t’u hakmarrë dhe aty janë përleshur sërish.

Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, i cili shkrunte se djalit të deputeti socialist i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denocnimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen, por shton se nuk bëhet fjalë për një atentat, por për sherr për motive të dobëta.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbër braho atentat djalit te spartak brahos policia durres sali berisha spartak braho arbër braho atentat djalit te spartak brahos policia durres sali berisha spartak braho

Sondazh

Poll