Aktualitet

Akuzohej se do vriste Gazmir Dacin me snajper në burg, Ergys Kolaveri shpallet i pafajshëm

Çështja ishte rihapur në janar 2021 me qëllim përsëritjen e disa veprimeve hetimore.

26 Tetor 2022, 15:41 Nga k.m.
Akuzohej se do vriste Gazmir Dacin me snajper në burg, Ergys Kolaveri
Ergys Kolaveri

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Ergys Kolaverin, personin që akuzohej se do të kryente një atentat brenda burgut të Vaqarrit. Çështja ishte rihapur në janar 2021 me qëllim përsëritjen e disa veprimeve hetimore. Kështu që deklarimi "i pafajshëm" u bë pasi nuk u arrit që të provohej fakti që i dyshuari e kishte kryer veprën penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në nëntor të vitit 2017, Kolaveri u dënua nga asokohe Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar Prokuroria në atë kohë për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016. Shënjestra ishte Gazmir Daçi, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të Burgut të Vaqarrit, por ishte planifikuar që të vritej gjithsesi.

Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë. Plumbi i nxjerrë nga snajperi nuk e ka kapur shënjestrën, por një tjetër të dënuar. Atentatori ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar me snajper.

Emri i parë ku u dyshua ishte Kolaveri, pasi Gazmir Daçi ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe kishte plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit. Por mesa duket Apeli ka vendosur pas shqyrtimit të provave se i riu nuk ka pasur lidhje me atentatin brenda burgut duke i dhënë lirinë.

ergys kolaveri

Sondazh

Poll