Bota

Dyshohet se ka fshehur pasurinë, Prokuroria e Prishtinës është duke hetuar ministren e jashtme Donika Gërvalla

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e cila është shprehur se çështja është në fazën hetimore.

26 Tetor 2022, 16:15 Nga d.a.
Dyshohet se ka fshehur pasurinë, Prokuroria e Prishtinës
Gervalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshim për veprën penale që ndërlidhet me “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financaiare”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e cila është shprehur se çështja është në fazën hetimore.

Ulaj ka thënë se rasti tashmë është në fazën e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”, ka thënë Ulaj.

Siç kishte raportuar më herët Betimi për Drejtësi vitin e kaluar, ministrja Gërvalla nuk i kishte deklaruar dy pozita, një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë, si dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

donika gërvalla laureta ulaj

Sondazh

Poll