Aktualitet

Pallatet u shemben nga tërmeti, banorët e lagjes 5 në Durrës sërish në protestë: Kemi tre muaj pa marrë bonusin e qirasë

Ditën e sotme në mbështetje të tyre ka dalë dhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike Ilirjana Koçana, e cila është shprehur se kjo çështje nuk mund të politizohet. Banorët thanë se protestat e tyre do të vijojnë derisa kërkesat e tyre të zgjidhen.

26 Tetor 2022, 12:50 Nga e.k
Pallatet u shemben nga tërmeti, banorët e lagjes 5 në Durrës
Banorja duke folur për mediat

DUURËS- Banorët e 5 pallateve në lagjen nr.5 në Durrës, të cilëve u janë shembur shtëpitë nga tërmeti kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme para bashkisë së Durrësit. Ata kundërshtojnë vendosjen në banesat e ndërtuara në periferi të qytetit. Banorëve u është thënë nga Bashkia se pallati nuk do të ndërtohet në gjurmët e pallatit të vjetër dhe ata do të zhvendosen tek pallatet e ndërtuara në periferi të qytetit. 

“Kërkojmë që shpia të bëhet aty ku është, nuk e kuptoj si duan një pjesë të na çojnë në Spitall dhe një pjesë ta lënë aty ku është. Kërkoj mbështëtjen tuaj që na mbështesni gjithmon në kauzat tona, bonuset s’po i marrim, pronarët e shtëpive me qera që kemi marrë duan të na nxjerrin nga shtëpitë” thotë një prej banorëve.

Banorët shprehen se me ta po punohet me dy stamndarte. Ata thanë se prej tre muajsh nuk kanë marrë ende bonuset e qirasë dhe se pronarët e shtëpive ku janë vendosur po tentojnë t'i nxjerrin jashtë ngaqë nuk kanë paguar qiranë. Ata shprehen se transferimi në periferi ndikon në jetësen e tyre pasi kanë larg shkollat, spitalet dhe shërbimet e domosdodhme. 

Ditën e sotme në mbështetje të tyre ka dalë dhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike Ilirjana Koçana, e cila është shprehur se kjo çështje nuk mund të politizohet. Banorët thanë se protestat e tyre do të vijojnë derisa kërkesat e tyre të zgjidhen.

bashkia durres proteste ne durres

Sondazh

Poll