Bota

VIDEO/ Plas në Kuvendin e Serbisë, deputetët gati në përleshje fizike

Deputetët e Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç dhe Vladimir Gaji, filluan të përplaseshin me Novakoviçn, ndërsa Jovanov, Natasha Jovanoviç, Marijan Ristiçeviç dhe të tjerë u ngritën nga vendet e tyre.

25 Tetor 2022, 22:24 Nga I.A
VIDEO/ Plas në Kuvendin e Serbisë, deputetët gati në
Pamje nga sherri

SERBI- Në Kuvendin e Serbisë, gjatë debatit për qeverinë e re, mbrëmjen e sotme për pak sa nuk ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të Partisë Popullore dhe Partisë Progresive Serbe. nportal.rs shkruan se ngjarja ka ndodhur kur deputeti i Partisë Popullore, Borislav Novakoviç, pas komenteve të kryetares së grupit parlamentar të SNS-së, Milenka Jovanova, u ngrit nga stoli dhe u drejtua drejt Jovanovit dhe deputetëve të tjerë të SNS-së.

Deputetët e Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç dhe Vladimir Gaji, filluan të përplaseshin me Novakoviçn, ndërsa Jovanov, Natasha Jovanoviç, Marijan Ristiçeviç dhe të tjerë u ngritën nga vendet e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, në atë moment nuk ka qortuar askënd, i ka thirrur deputetët që të kthehen në vendet e tyre, e më vonë ka dënuar Miroslav Aleksiç. Ndërsa Aleksiç ishte i indinjuar, Orliç e pyeti: “A je i pakënaqur që nuk ke marrë paralajmërim për atë që ke bërë në sallë pak më parë”, dhe më pas i ka dhënë një paralajmërim.

Meqenëse Aleksiçi vazhdoi të ankohej dhe të shante, Orliq e pyeti nëse kishte nevojë për një paralajmërim tjetër.

Incidentit i parapriu një diskutim mes Aleksiçit dhe Brnabiçit, gjatë të cilit Aleksiç tha se ishte krejtësisht e papërgjegjshme të formohej një qeveri e tillë kur dihet përmasat e krizës dhe ai i quajti kandidatët për ministra joprofesionistë. Aleksiç deklaroi se qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Brnabiç e shkatërroi ekonominë në Serbi me privatizime katastrofike në të cilat mori pjesë ministri i Financave Sinisha Mali, por edhe se ish-ministri i Bujqësisë Branislav Nedimoviç.

borislav novakoviç miroslav aleksiç sherr ne parlamentin serb

Sondazh

Poll