Bota

Tragjedi në SHBA, 10-vjeçari vret me armë vëllanë e tij 8 vjeç

Vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave, por ishte ai që telefonoi policinë.

25 Tetor 2022, 21:00 Nga A.B
Tragjedi në SHBA, 10-vjeçari vret me armë vëllanë e
Policia

SHBA- Një 8-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri. E rënda është se i mituri është vrarë nga vëllai i tij 10-vjeçar, teksa ishin vetëm në shtëpinë e tyre në Hjuston, SHBA. Fëmija, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë, ishte duke luajtur me vëllain e tij të madh në dhomën e vetme të gjumit të shtëpisë kur arma u shkrep, duke e plagosur për vdekje në gjoks.

Sipas Daily Mail, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave, por ishte ai që telefonoi policinë.

Këto situata janë të parandalueshme. Fëmijët nuk duhet të kenë kurrë akses në armë. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez.

Autoritetet po hetojnë se kush e zotëron armën e gjahut dhe nëse ajo ishte e mbushur nga njëri prej vëllezërve. Sherifi konfirmoi se ka të ngjarë të ngrihen akuza kundër prindërve.

vritet 8-vjecari ne shba shba

Sondazh

Poll