Bota

I hodhi partnerit acid në fytyrë, 38-vjeçarja greke dorëzohet në polici

Më konkretisht, informacionet thonë se gruaja ka mbërritur në komisariat pak pas orës 19:00 e shoqëruar nga avokati i saj Apostolos Lytra. 

25 Tetor 2022, 21:24 Nga I.A
I hodhi partnerit acid në fytyrë, 38-vjeçarja greke
38-vjeçarja

GREQI- Pas tre ditësh në kërkim, 38-vjeçarja e akuzuar se në orët e para të së shtunës i hodhi acid bashkëshortit të saj, është paraqitur pasditen e së martës në Komisariatin e Policisë Heraklion. Më konkretisht, informacionet thonë se gruaja ka mbërritur në komisariat pak pas orës 19:00 e shoqëruar nga avokati i saj Apostolos Lytra. 

Aty u ekzekutua urdhri në pritje kundër saj dhe më pas ajo u arrestua. Në bisedat e para me policinë ajo tha se nuk ishte dorëzuar prej kaq ditësh pasipriste avokatin e saj. Kujtohet se prokurori i Heraklion ka ngritur procedim penal ndaj saj për tentativë vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore. Nga ana e tij, Apostolos Lytras, duke folur para gazetarëve që ndodheshin jashtë komisariatit, deklaroi se klientja e tij është mjaft e frikësuar. Burri i saj ka një të kaluar të rëndë kriminale dhe ajo ka shumë frikë, tha ai ndër të tjera ai. 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Qarkut Kretë bën të ditur se sot, datë 25.10.2022, në orën 19:15, një shtetase 38-vjeçare ka ardhur në mënyrë spontane në Në/Drejtorinë e Sigurisë Heraklion dhe është arrestuar pasi kishte një urdhër arresti në pritje nga Hetuesi i tretë i Heraklion për tentativë vrasje.

Sado e çuditshme të tingëllojë, çifti e zhvilloi marrëdhënien e tyre përmes mesazheve, duke arritur deri në martesën me një ceremoni civile brenda burgut, në mënyrë që ajo të kishte të drejtë ta shihte në vizita si të afërm të shkallës së parë. Në fillim të lidhjes së tyre, 38-vjeçarja shkonte në burg me motrën e viktimës, e cila ishte edhe personi që i kishte prezantuar dhe dy gratë mbanin marrëdhënie miqësore. Pas lirimit të 36-vjeçarit nisën problemet mes çiftit. Të dy kishin debate të ashpra për arsye të ndryshme që kulmuan me një episod në një vend publik rreth tre muaj më parë. Ata kishin shkëmbyer fjalë të rënda për një arsye të panjohur. Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, situata doli jashtë kontrollit që në momentin kur ai i njoftoi se donte të divorcohej. Ajo ka reaguar, nuk e ka pranuar, duke shkaktuar një atmosferë shpërthyese mes tyre. Të njëjtët pohojnë se 38-vjeçarja nuk ka mundur ta pranojë vendimin e partnerit të saj, madje ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë nëse ndahen.  36-vjeçari ndodhet në spitalin Thriasio ku rrezikohet të humbasë syrin, ndërkohë është transferuar ditën e djeshme në një repart special për rehabilitimin e djegieve pasi ka pësuar lvndime të rënda.

apostolos lytras 38-vjecarja i hedh acid partnerit

Sondazh

Poll