Bota

Tronditet 'west coast', tërment me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter bie në Kaliforni

Epiqendra e tërmetit ndodhet afër San Jose, në juglindje të San Franciskos dhe thellësia fokale vlerësohet në rreth 7 kilometra.

25 Tetor 2022, 21:54 Nga I.A
 
Tronditet 'west coast', tërment me magnitudë 5.1
Kaliforni

SHBA- Një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur të martën në Kaliforni, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS). Epiqendra e tërmetit ndodhet afër San Jose, në juglindje të San Franciskos dhe thellësia fokale vlerësohet në rreth 7 kilometra.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme. Tërmeti u pasua nga të paktën dy pasgoditje. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u ndje në jug deri në Salinas dhe Monterey, në lindje deri në Merced dhe në veri deri në San Rafael.

Agjencia vlerësoi se lëkundjet ishin të moderuara në epiqendër dhe se dëmi i madh nuk kishte gjasa. Epiqendra ishte në malet rreth pesë milje në lindje të San Jose, në Parkun e Qarkut Joseph D. Grant pranë malit Hamilton. Lëkundjet më intensive ishin në zonat me popullsi të rrallë.

termet ne shba

Sondazh

Poll