Bota

235 vota pro, Qeveria Meloni merr votëbesimin nga Parlamenti italian

Të mërkurën, qeveria e re do të përballet me një votim në dhomën e sipërme, Senat, ku ka gjithashtu një shumicë solide.

25 Tetor 2022, 20:52 Nga I.A
235 vota pro, Qeveria Meloni merr votëbesimin nga Parlamenti italian
Giorgia Meloni

ITALI- Qeveria e re e Italisë e udhëhequr nga e djathta ekstreme e Giorgia Melonit ka fituar të parin nga dy votat e nevojshme të besimit në Parlament me një diferencë të mjaftueshme. Votimi në dhomën e ulët të deputetëve të martën mbrëma ishte 235 pro qeverisë së koalicionit të saj dhe 154 kundër. Koalicionit i duheshin të paktën 195 vota për një shumicë.

Të mërkurën, qeveria e re do të përballet me një votim në dhomën e sipërme, Senat, ku ka gjithashtu një shumicë solide.

“Nuk do të kem frikë asnjëherë nga fjalët e sinqerta, të drejtpërdrejta, madje edhe nga kritikat shumë të forta, jam një person që e kam bërë në të kaluarën, nuk kam kursyer askënd dhe nuk kam respektuar kurrë kundërshtarët e mi dhe nuk pres që opozita ta bëjw me mua. E vetmja gjë që kërkoj është të gjykohem për atë që them, mendoj dhe bëj realisht,” tha Meloni.

Koalicioni i djathtë i Melonit, i cili përfshin Vëllezërit e saj të Italisë, Forza Italia të Silvio Berlusconit dhe Ligën e Matteo Salvinit, shënoi një fitore vendimtare zgjedhore më 25 shtator. Në javët e ardhshme, administrata e Melonit do të duhet të trajtojë sfida të shumta, duke përfshirë mbështetjen e konsumatorëve të goditur nga rritja e kostove të energjisë dhe inflacioni i lartë.

giorgia meloni

Sondazh

Poll