Bota

GAFA tjetër, Biden përpiqet të shqiptojë emrin e Sunak, në fund e quan 'Rashi Sanuk'

Duke dashur të urojë 42-vjeçarin Sunak, me origjinë indiane, për marrjen e detyrës së re, presidenti demokrat i SHBA-së e quajti kryeministrin e ri “Rashi Sanuk”.

25 Tetor 2022, 15:36 Nga A.B

Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Gjatë fjalimit ai ka dashur të urojë kryeministrin e ri britanik mirëpo e quajti Rashi Sanuk në vend të Rishi Sunak.

“Ishte vërtet një moment poshtërues për Shtëpinë e Bardhë duke e shqiptuar gabim emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar”, komenton gazeta britanike “Daily Mail”, e cila ka postuar në faqen e saj videon përkatëse që vendos Biden në një pozicion të vështirë. 

Presidenti amerikan po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë për të festuar festën indiane të Diwali ("festa e dritës" siç e quajnë hindusët).

Duke dashur të urojë 42-vjeçarin Sunak, me origjinë indiane, për marrjen e detyrës së re, presidenti demokrat i SHBA-së e quajti kryeministrin e ri “Rashi Sanuk”.

Joe Biden ishte i shpejtë për të lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar por nuk arriti të shqiptojë saktë emrin e tij. Gabimet e pakta verbale të presidentit amerikan, të kombinuara me mënyrën se si ai lëviz në daljet publike sikur i ka humbur ato, po ushqejnë thashethemet për gjendjen e tij mendore ndërsa zgjedhjet afatmesme i afrohen vendit të tij.

joe biden rishi sunak

Sondazh

Poll