Bota

Vendosi kokainë në penis, mjeku gjerman akuzohet se ka vrarë të dashurën, e cila vdiq nga mbidoza

Mjeku kishte vendosur kokainë në penis përpara se ajo ti bënte seks oral. Ai tashmë është urdhëruar që ta paguajë 13.000 për të paguar kostot e spitalit, ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin për fatkeqësisht pa rezultat.

25 Tetor 2022, 15:23 Nga e.k
Vendosi kokainë në penis, mjeku gjerman akuzohet se ka vrarë
Çifti gjerman

GJERMANI- Një mjek gjerman, Andreas David Niederbichler është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij Yvonne M. Mjeku kishte vendosur kokainë në penis përpara se ajo ti bënte seks oral. Ai tashmë është urdhëruar që ta paguajë 13.000 për të paguar kostot e spitalit, ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht pa rezultat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019. Kirurgu Andreas David Niederbichler akuzohet se ka detyruar të dashurën e tij të merrte kokainë dhe të vdiste nga mbidoza. Gjatë gjyqit të tij, Niederbichler kishte pohuar se Yvonne, vdiq teksa pësoi asfiksi dhe u rrëzua dhe jo për shkak të kokainës. Ishin mjekët ata që zbuluan shkakun e vërtetë të vdekjes.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e mjekut dhe gjykatësi vendosi që Niederbichler duhet t'i paguajë 13,280 euro kompanisë së sigurimeve që pagoi për trajtimin mjekësor të Yvonne para se të vdiste. Niederbichler kishte refuzuar të paguante kompensim për familjen e Yvonne dhe djalin e saj.

Ai kishte abuzuar edhe me gra të tjera

Yvonne me sa duket nuk ishte viktima e vetme e Niederbichler. Ish-mjeku kryesor në klinikën Halberstadt drogoi dhe sulmoi seksualisht tre gra të tjera midis shtatorit 2015 dhe shkurtit 2018. Sipas hetimeve, ai gjithashtu vendosi fshehurazi kokainë në gotat e tyre të shampanjës, buzëkuqin dhe pastën e dhëmbëve.

Niederbichler u dënua në vitin 2019 me nëntë vjet burg.

gjermani

Sondazh

Poll