Bota

Kurti "injoron" ndërkombëtarët: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për reciprocitetin e targave

Kurti u shpreh se sipas vendimit të marrë në fund të gushtit, afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.

25 Tetor 2022, 14:10 Nga d.a.
Kurti "injoron" ndërkombëtarët: Nuk do të
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se qeveria e tij nuk tërhiqet nga vendimi në lidhje me reciprocitetin e targave.

Kurti u shpreh se sipas vendimit të marrë në fund të gushtit, afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.

Kurti shpjesgoi se këto masa nuk janë as hakmarrje dhe as urrejtje por zbatim i ligjit si dhe ka ftuar qytetarët që makinat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.

“Këto nuk janë masa kundër serbëve përkundrazi këto janë masa për serbët që iu ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”, tha ai. 

Ndërkohë që ditët e fundit si nga BE dhe SHBA ka patur thirrje ndaj autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin situatën e targave në mënyrë paqësore. I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në vizitën e tij të fundit gjatë kësaj jave i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiç që vendimi për targat të shtyhej deri në arritjen e një marrëveshje të përbashkët.

albin kurti reciprociteti per targat

Sondazh

Poll