Bota

"Më mjaftojnë 500 euro", kryepeshkopi grek tregon bisedën me të riun: Ata nuk kanë më ëndrra

Teksa u pyet se çfarë i thonë më shpesh njerëzit, pasi ai në pozicionin që ka është i predispozuar që të dëgjojë shoqërinë dhe qytetarët grekë ai tregon një histori të një të riu, e cila tregon në fakt realitetin e hidhur të rinisë jo vetëm në Greqi.

25 Tetor 2022, 13:49 Nga d.a.
"Më mjaftojnë 500 euro", kryepeshkopi grek tregon
Kryepeshkopi Ieronymos

GREQI- Pak para 15-vjetorit të zgjedhjes së tij si kryepeshkop i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymoska ka folur për një sërë çështjesh.

Në një intervistë për Ekathimerini, Ieronymoska duke folur për situatën aktuale në Greqi, për të gjitha ngjarjet e përdhunimeve dhe vrasjeve u shpreh se edhe pse kriza kalon por ajo që mbetet është dekadenca. 

Teksa u pyet se çfarë i thonë më shpesh njerëzit, pasi ai në pozicionin që ka është i predispozuar që të dëgjojë shoqërinë dhe qytetarët grekë ai tregon një histori të një të riu, e cila tregon në fakt realitetin e hidhur të rinisë jo vetëm në Greqi.

"Gjëra të çuditshme dhe shumë të kundërta. Një djalë i ri, i diplomuar në Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës, erdhi tek unë dhe më tha: "Dua një punë, katër ose pesë orë në ditë, jo më shumë dhe dua shumë kohë të lirë". E pyeta nëse po bënte diçka tjetër veçmas, ndoshta ndonjë kërkim. "Jo", u përgjigj ai, "Unë nuk po bëj asgjë tjetër." Dhe çfarë do të fitoni për këto orë pune? Thashë. A keni punë tjetër? "Jo," tha ai. “Nëna ime më la një apartament të vogël dhe unë jetoj atje; 500 euro më mjaftojnë, do të ha, fle dhe shëtis qenin tim.” I thashë: “Por ti je 33 vjeç! Nuk po mendon të kesh një familje?” "Po tallesh?" tha ai dhe qeshi. "Ti mund të kesh gjithçka, pse duhet të kem unë një familje?" "Por a nuk keni ëndrra?" Une e pyeta ate. "Dhe kush fitoi diçka nga ëndrrat?" ai me pyeti mua, mbeta i shtangur."-tregon kryepeshkopi.

Ai u shpreh se në një shoqëri ku po përdoren rrjetet sociale dhe e gjithë vëmendja është përqëndruar në to, është tepër e vështirë që një të riu ti flasësh për familjen, normat apo dhe besimin fetar.

 

kryepeshkopi ieronymos

Sondazh

Poll