Bota

Regjistrimi i targave në Kosovë, Vuçiç: Popullin tonë e pret një kohë e vështirë

Ai tha se nuk mund të pritet reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, sepse të gjithë në Quint do të thonë se janë kundër dhe se kërkuan nga Prishtina një shtyrje, por Kurti ishte kundër.

25 Tetor 2022, 15:26 Nga I.A
Regjistrimi i targave në Kosovë, Vuçiç: Popullin
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se shteti do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë dhe Metohi, të cilët nuk duan të dëgjojnë Albin Kurtin për regjistrimin e targave. Vuçiç kështu iu përgjigj pyetjes se a do të fillojë konfiskimi i veturave nga serbët që nuk janë riregjistruar pas 31 tetorit. Ai tha se nuk mund të pritet reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, sepse të gjithë në Quint do të thonë se janë kundër dhe se kërkuan nga Prishtina një shtyrje, por Kurti ishte kundër.

“Popullin tonë i pret kohë të vështira dhe do të ishte çmenduri të parashikonim diçka tani. Ne do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Kurtin apo të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre duan që të respektohen të drejtat e tyre”, tha ai.

Kur ka mbetur edhe më pak se një javë deri në përfundimin e afatit për riregjistrim të targave, interesimi për të bërë një gjë të tillë në mesin e serbëve në Kosovë, duket se është i ulët. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të konvertojnë targat nga ato të lëshuara nga Serbia në targat RKS.

 

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll