Bota

"Mund ta përdor telefonin tuaj", 16-vjeçari shqiptar arratiset nga gomonia dhe i futet në shtëpi gruas angleze

Emigranti 16-vjeçar ishte një nga të paktën 30 personat që zbarkuan në Dover në kërkim të "endrrës britanike". Ata i shpëtuan forcave të Marinës Mbretërore që pikasi gomonen që ishte e mbigarkuar me të rinj ku sipas mediave të huaja shumica prej tyre mund të ishin shqiptar.

25 Tetor 2022, 09:22 Nga e.k
"Mund ta përdor telefonin tuaj", 16-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

BRITANI- Një adolesht shqiptar i iku Forcave Kufitare nga Kanali i Doverit ku dhe u ndaluan dhe u arratis në fshat ku dhe kërkoi ndihmë nga një familje.

"Ju lutem mund ta përdor telefonin tuaj", mësohet të ketë thënë i riu referuar dëshmisë së gruas.

Emigranti 16-vjeçar ishte një nga të paktën 30 personat që zbarkuan në Dover në kërkim të "endrrës britanike". Ata i shpëtuan forcave të Marinës Mbretërore që pikasi gomonen që ishte e mbigarkuar me të rinj ku sipas mediave të huaja shumica prej tyre mund të ishin shqiptar.

Adoleshenti pasi "shpëtoi" u nis në këmbë në fshatin Aycliffe dhe arriti në shtëpinë e Sue Doyle, 59 vjeçe. Ai hyri në banesë përmes një dere të pasme. I riu i kërkoi që ajo ta çonte në Mançester ose në Londër por ajo refuzoi. Më pas ai i kërkoi që të paktën të përdorte telefonin e saj për tu lidhur me ndonjë të njohur që t'i tregonte se ku ishte.

”Ishte një adoleshent i frikësuar. Dukej si fëmijë”, tha ajo.

Doyle refuzoi të ngrinte akuza penale ndaj të riut duke thënë se ai nuk kishte kryer asnjë shkelje. Sipas autoriteteve nuk dihet ende numri i saktë i perona që arritën të ja mbathnin dhe se ku mund të kenë shkuar saktësisht. 

Rreth 528 emigrantë në 10 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin në më shumë se 38,000 deri më tani këtë vit. 

britani e madhe

Sondazh

Poll