Aktualitet

Vaksina kundër HPV, mjekja në ISHP: Aplikohet te vajzat që kanë lindur nga 2009 e në vazhdim

Vaksina që të mbron nga kanceri i qafës së mitrës, është tashmë pjesë e kalendarit të detyrueshëm edhe në Shqipëri.

24 Tetor 2022, 22:14 Nga A.B
Vaksina kundër HPV, mjekja në ISHP: Aplikohet te vajzat që
Vaksina

Vaksina që të mbron nga kanceri i qafës së mitrës, është tashmë pjesë e kalendarit të detyrueshëm edhe në Shqipëri. Ajo do të aplikohet tek vajzat në moshën 13-vjeçare duke nisur nga 1 Nëntori. 

ISHP: Do të bëhet tek vajzat në moshën 13 vjeç

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP Rovena Daja: Në kalendarin e vaksinimit të fëmijëve të detyrueshëm, futet edhe vaksina e HPV-së, e cila është 4-valente. Do të aplikohen tek vajzat që kanë lindur nga data 1 Janar 2009 e në vazhdim.

Si çdo vaksinë në kalendar e detyrueshme, edhe kjo do të duhet të injektohet në kohën e përcaktuar.

Rovena Daja: Mirë do të ishte të mos e shtynin, por edhe nëse e shtyjnë ajo do të jetë deri në moshën 14 vjeç.

Ekspertët mendojnë se vaksina do të krijojë mbrojtje 100% duke ulur kështu rastet e grave me kancer të qafës së mitrës.

Rovena Daja: Rezultatet nuk priten të jenë sot, rezultatet i presim pas disa vjetësh kur këto vajza që tani janë 13 vjeç, do të jenë zonja mbi 35 vjeç dhe kur numri i rasteve me kancer do të na ulet.

Human papiloma virusi merret nëpërmjet rrugëve seksuale dhe është ndër shkaktarët kryesorë të kancerit në qafën e mitrës. Në Shqipëri zbulohen çdo vit rreth 130 raste të reja dhe vdesin mesatarisht 40 gra nga ky kancer./Marre nga TvKlan

vaksina kunder hpv rovena daja

Sondazh

Poll