Politike

Alimehmeti: Veliaj rriti taksat e ndërtimin! Minoi familjen dhe shpopulloi vendin

Alimehmeti tha se taksat e reja, nga 4 për qind e vlerës së ndërtimit ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes.

24 Tetor 2022, 21:33 Nga I.A
Alimehmeti: Veliaj rriti taksat e ndërtimin! Minoi familjen dhe shpopulloi
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka rritur taksat për ndërtimin dhe një çift i ri nuk blen dot një shtëpi. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Alimehmeti tha se taksat e reja, nga 4 për qind e vlerës së ndërtimit ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes. Alimehmeti theksoi se kemi një rritje 10 fish më shumë.

"Taksa e ndërtimit ka qenë 4 për qind e vlerës së ndërtimit dhe tani ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes. Para kësaj, një çift i ri me rroga standarde ka pasur mundësinë të merrte një kredi, të blinte një shtëpi. Me këto taksat e reja, 10 fish e së parës, 4 për qind e vlerës së ndërtimit me 7 për qind të vlerës së shitjes, fsheh faktin që është 10 fish më shumë. Në zonat qëndrore nuk kanë shans fare. Kësaj familjes ja bën të pamundur të blejë shtëpi," tha Alimehmeti.

Më tej ai deklaroi se që në fillim është minuar familja ndërsa theksoi se problem i madh mbetet shpopullimi.

"Duken thjesht gjëra të vogla dhe shifra, minohet shtresa e mesme. Që në fillim e mendojmë veten si të varfër. Kjo familje do mendojë të largohet nga Shqipëria," tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll