Politike

Zgjedhjet/ 'Kandidatët duhet të jenë politikë', Shehu: Nëse grupi i Alibeajt del më vete, gabim i rëndë

24 Tetor 2022, 20:55 Nga A.B
Zgjedhjet/ 'Kandidatët duhet të jenë politikë',
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se kandidatët në zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë duhet të jenë politikë. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin 'Studio Live', ai u shpreh se PD do të futet në zgjedhje për t'i fituar zgjedhjet, mirëpo sipas tij që të ndodhë kjo, duhet që PD të jetë e bashkuar.

“Kandidatët duhet të kenë nuancë politike, por zgjedhja përfundimtare do jetë nga primaret. Synojmë fitoren në të gjitha bashki, ka karakteristika të veçanta, beteja do bëhet për të marrë të gjitha bashkitë, pastaj kur të dalë rezultati, do shikojmë, jam optimist, i kemi të gjitha kushtet, organizimi po bëhet, mos u vononi, mos humbni kohë, ndiqni interesat politike”, tha Shehu.

Ai e cilësoi si gabim të rëndë nëse “pala tjetër”, grupi i Alibeajt do të dilte me kandidat më vetë në zgjedhjet vendore.

“Kandidatët e PD do i nxjerrin primaret, të gjithë kanë të drejtë që të marrin pjesë në primare. Nëse dikush do të dalë të kandidojë më vete , është i lirë, por gabon rëndë.'

Shehu thotë se ngëri nuk është në bazë, por vetëm te grupi parlamentar, e për këtë arsye, ai thotë se nuk është shumë i interesuar se çfarë pritet të prodhojë tyreza Bardhi-Paloka.

“Duhet të jemi bashkë në zgjedhje dhe fushatë protestash. Ka një ndarje në grupin parlamentar dhe jo në bazë dhe kjo nuk është gjë e mirë, por kjo duhet tejkaluar që çdo deputetë të marrë pozicionet. Ato që janë në një pozicion ambig dhe i çuditshëm, deputeti duhet të ndjekë elektoratin e tij. Ka ardhur momenti që të marrin pozicionet e tyre politike, të dialogojnë, të gjykojnë dhe të marrin vendime politike dhe të shkojmë në zgjedhje, do futemi në një cikël protestash të forta, vjen një palë apo jo. (...) Nuk jam interesuar për negociatat, më intereson më shumë baza dhe u them kolegëve që nuk është fjala më për të zgjatur diskutimet, problemi është i qartë kush do të kandidojë të futet në primare”, përfundon ai.

tritan shehu

Sondazh

Poll