Politike

'Rama dhe Kim tentojnë të rrëmbejnë logon e PD'/ Berisha: ‘Grupi Alibeaj’ ka vendin e tyre në fushatën e PD

Berisha deklaroi se turi që ka nisur Rama është i fundit për të.

24 Tetor 2022, 21:02 Nga A.B
'Rama dhe Kim tentojnë të rrëmbejnë logon e PD'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se “opozita e re” e ka trembur kryeministrin Edi Ramën duke e detyruar atë që të nisë takimet me qytetarët dhe të dalë në media. Berisha mendon se ky tur që ka nisur Rama është i fundit për të. Teksa u ndal tek çështja e logos brenda PD-së, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim kërkojnë ta rrëmbejnë.

Berisha: Unë mendoj se ka një përmbysje të vërtetë në mënyrën si drejtohet opozita. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Këtë e ndjen Edi Rama që tani del përpara mediave në mënyrë konstante. Ai ka filluar turin e partisë së shtet, turi i fundit i turpshëm. Po mbledh institucionet, rrogtarët duke dëshmuar se po garon si një parti shtet. Nëqoftëse u referohemi sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të opozitës mbi Ramën. Rënia e tij është pothuajse e lirë. Po të mos ishte opozita, do ishin siç kanë qenë. Opozita është një opozitë e besueshme nga qytetarët. Opozita bën denoncime të bazuara mbi të vërteta. Nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë. Është një pjesë, që për arsye të tyre mbajnë qëndrime të tjera.

Pyetje: Sa deputetë të PD-së ju mbështesin ju?

Berisha: Unë mendoj se shumica janë me PD-në.

Pyetje: Ju pengon në punën tuaj të përditshme, mungesa e vulës dhe logos zyrtare?

Berisha: Është qeveria që kërkon të rrëmbejë logon e PD-së e ndihmuar nga ambasadorja Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD-së, por ata që vazhdojnë atë lojë, janë mashë e Edi Ramës.

Kreu i PD tha gjithashtu se grupi i përfaqësuar prej tij ulet pa kushte në tryezën e bisedimeve për bashkimin e PD-së.

“Ata janë anëtarë të PD-së. Në rast se dëshirojnë të bashkohen në këtë fushatë ata kanë vendin e tyre. Nëse ata dëshirojnë të bëjnë fraksion, ata kanë vendin e tyre në statut. Ata nuk e njohin këtë statut se nuk e njeh Edi Rama. Gjykata e njohu këtë statut, por Edi Rama kërkon të mbajë peng logon”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll