Politike

Gara për Tiranën/ Ilir Alimehmeti shpreh ambicien: Në jetën time askund s'kam hyrë për të humbur!

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Alimehmeti u shpreh i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

24 Tetor 2022, 21:27 Nga I.A
Gara për Tiranën/ Ilir Alimehmeti shpreh ambicien: Në jetën
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti shpreh dëshirën për të kandiduar si përfaqësues i opozitës për bashkinë e Tiranës, përballë Erion Veliajt. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Alimehmeti u shpreh i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se asnjëherë s'ka hyrë në një garë për të humbur. 

Çim Peka: Mamaja ka qenë deputete, babai vetëm kandidat. Ju do ngjasoni politikisht nga mamaja apo babai, do jeni kandidat apo kryetar?

Ilir Alimehmeti: Pyetja e parë do të ishte a je kandidat. Por, në jetën time askund nuk jam futur për të humbur.  

Presidenti Bajram Begaj ka caktuar ditën e sotme datën 14 Maj për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2023. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Mirëpo, ende nuk kanë zyrtarizuar emrat. 

ilir alimehmeti zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll