Politike

Parti e re nga Basha? Bardhi: S’bëhem pjesë e asnjë iniciative të re! Berisha s’është e ardhmja e PD

Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai sërish nuk do të jetë pro tij, pasi ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së e aq më tepër të Shqipërisë.

24 Tetor 2022, 18:56 Nga k.m.
Parti e re nga Basha? Bardhi: S’bëhem pjesë e asnjë
Gazment Bardhi

TIRANË- Negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje nga takimi me palën tjetër të PD-së, të përfaqësuar nga Edi Paloka. I ftuar në emisionin "Kontrast", deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai sërish nuk do të jetë pro tij, pasi ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së e aq më tepër të Shqipërisë. Gjithashtu, në fjalën e tij, Bardhi 'pushoi' zërat për krijimin e një partie të e nga ai, apo ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

"Unë nuk mund të dal në 2025 duke thënë se kandidati ynë për kryeministër, është Sali Berisha unë nuk e bëj dot, edhe nëse gjykata i jep të drejt, prap nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në asnjë iniciativë për asnjë parti tjetër, ka qenë kjo parti që më dha mandatin e përfaqësuesit e partisë, nuk do përfshihet kurrë në asnjë iniciativë për krijim partie, Berisha nuk është e ardhmja e PD-së dhe as e Shqipërisë dhe prandaj nuk mundem t’i them që do duhet ta votosh, atë. Kjo do ishte e paimagjinueshme. E paimagjinueshme që kjo parti të rikthehet 32 vite më parë, nëse nuk prodhon një lider të ri apo alternativë të re, peng të një individi atëherë ka një problem të madh,"-tha Gazment Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll