Aktualitet

“Vranë Indrit Çelën”, Gjykata jep masën e sigurisë në mungesë për vëllezërit Kusi dhe i shpall në kërkim ndërko

26 Gusht 2019, 14:38 Nga DOSJA
“Vranë Indrit Çelën”, Gjykata jep masën e

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për dy të kërkuarit, Albano dhe Griseldo Kusi, për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela. Po ashtu prej ditës së sotme dy vëllezërit Kusi do të jenë dhe në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohen se ata janë vrasësit e Indrit Çelës.

Ndërkohë një ditë më parë gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë  “arrest në burg”, për babain e tyre, Bujar Kusin dhe dy persona të tjerë, Ali Sula dhe Ferdinand Bakalli, mbi të cilët rëndojnë dy akuza “moskallëzim krimi” dhe “pengim të zbardhjes të së vërtetës”.

Gjykata po ditën e djeshme ka dhënë një masë më të lehtë për Luan Çakën, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”. Një tjetër i arrestuar është lënë në burg, Lorenc Veliaj, i cili u arrestua i pari dhe ka treguar detjae për grupin hetimor se si kishte ndodhur e gjithë ngjajra. 

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedent të mëparshëm penal. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi indrit çela vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane albano kusi griseldo kusi indrit çela vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2019, 11:42

Shkrumbohet pularia në afërsi të Surrelit

TIRANË- Një pulari në afërsi të Surrelit është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Pularia, në pronësi të shtetasit me in...