Aktualitet

Lushnje/ Parandalohet krimi në familje, arrestohet 38-vjeçari që donte të vriste nënën

26 Gusht 2019, 13:30 Nga DOSJA
Lushnje/ Parandalohet krimi në familje, arrestohet 38-vjeçari

LUSHNJE- Një 38 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, i cili po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre. Policia i sekuestroi një silenciator dhe 43 fishekë.

Njoftimi i i plotë i policisë:

Lushnjë

Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brënda familjes

Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari konflikt me nenen lushnje arrestohet 38 vjecari konflikt me nenen lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2019, 11:42

Shkrumbohet pularia në afërsi të Surrelit

TIRANË- Një pulari në afërsi të Surrelit është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Pularia, në pronësi të shtetasit me in...