Aktualitet

Shkrumbohet pularia në afërsi të Surrelit

26 Gusht 2019, 11:42 Nga DOSJA
Shkrumbohet pularia në afërsi të Surrelit

TIRANË- Një pulari në afërsi të Surrelit është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Pularia, në pronësi të shtetasit me inicialet D.T.,është shkrumbuar krejtësisht. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pularia ne surrel tirane zjarr ne surrel digjet pularia ne surrel tirane zjarr ne surrel

Sondazh

Poll