Sport

Javë e 'çmendur'! Boca Juniors u kurorëzua kampione e Argjentinës, për herë të 35-të...

Boca Juniors u bë kampion i ri i Argjentinës mëngjesin e sotëm, pavarësisht barazimit të tyre kundër Independientes (2-2). Kundërshtari i tij i drejtpërdrejtë për titull, Racing Club, humbi në River Plate në fund të lojës (2-1).

24 Tetor 2022, 11:36 Nga DOSJA

Javë e 'çmendur'! Boca Juniors u kurorëzua kampione e

ARGJENTINE - Futbolli argjentinas kurorëzoi Boca Juniors kampione të Argjentinës, pas një mbrëmjeje të çmendur (në orët e para të mëngjesit të sotëm me orën europiane).  Edhe pse barazuan në shtëpi ndaj Independientes (2-2), ata duhet të falënderojnë rivalin e tyre historik, River Plate, i cili fitoi 2-1 ndaj Racing Club, konkurrent direkt përpara ditës së 27-të të kampionatit të këtij vendi latino-amerikan.

Javë e 'çmendur'! Boca Juniors u kurorëzua kampione e

Por historia e kësaj jave është e çmendur, një thriller i vërtetë! Në minutën e 90-të të lojës, Jonathan Galvan, qendërmbrojtësi i Racing, kishte penalltinë e titullit në këmbë. Por argjentinasi humbi përpjekjen e tij nga pika e bardhë. Pesë minuta më vonë, kolumbiani Miguel Borja shënoi golin e fitores për River Plate, teksa ish-trajneri i Argjentinës, Marcelo Gallardo e shikonte, duke njoftuar pas ndeshjes largimin e tij nga klubi.

Boca Juniors kurorëzohet kampion i Argjentinës për herë të 35-të në historinë e tij dhe po i afrohet River Plates me 36 tituj kampioni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll