Politike

4850 euro false, kaq i kushtoi ‘koka’ Agim Kajmakut/ Zbulohet dosja e 2003-it, dy bashkëpunëtorët me të cilët u arrestu

26 Gusht 2019, 11:39 Nga DOSJA
4850 euro false, kaq i kushtoi ‘koka’ Agim Kajmakut/ Zbulohet dosja

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga dosja e vitit 2003, për të cilën është arrestuar kryebashkiaku i Vorës, me identitetin e mëparshëm, Jorgo Toto. Bazuar në artikujt e botuar nga mediat greke në vitin 2003, Toto është arrestuar në momentin që ka qenë duke blerë disa fidanë agrumesh në Arta.

Së bashku me dy persona të tjerë të identifikuar si Roland Biftari në atë kohë 28 vjeç dhe Spyros Taho në atë kohë 42 vjeç, Kajmaku i quajtur atëherë Jorgo Toto është arrestuar me teksa bënte pagesën prej 12 mijë eurosh. 4850 prej tyre kanë rezultuar false.

Ditën e sotme, Partia Demokratike publikoi dokumentin që sipas tyre vërteton se Kajmaku është në kërkim nga drejtësia greke për falsifikim parash. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se kryebashkiaku i Vorës nuk mund ta mbajë më këtë detyrë pasi Gjykata në Janinë ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj tij.

Kajmaku, nga ana tjetër thotë se akuzat janë politike dhe se ka lëvizur lirisht në Greqi dhe në çdo vend tjetër të BE.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza e pd per agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi jorgo toto roland baftjari spyro taho akuza e pd per agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi jorgo toto roland baftjari spyro taho

Sondazh

Poll