Bota

Ushtarët rusë vijojnë të shkojnë në Bjellorusi, 9 mijë forca dhe qindra automjete vendosen në kufi

Ushtarët rusë po mbërrijnë në Bjellorusi ku do t'i bashkohen një grupi rajonal, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë. Ministria e Mbrojtjes publikoi foto të ushtarëve rusë në kanalin e saj Telegram.

24 Tetor 2022, 09:22 Nga d.a.
Ushtarët rusë vijojnë të shkojnë në Bjellorusi, 9
Ushtria ruse

BJELLORUSI- Ushtarët rusë po vijojnë të mbërrijnë në Bjellorusi ku do t'i bashkohen një grupi rajonal, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë. Ministria e Mbrojtjes publikoi foto të ushtarëve rusë në kanalin e saj Telegram.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi se rreth 9000 ushtarë dhe disa qindra automjete të blinduara do të mbërrijnë në republikë nga Rusia për të formuar një grup të përbashkët ushtarak. 

Më 10 tetor, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko njoftoi vendosjen e grupit rajonal të përbashkët ku do bënin pjesë ushtarë rusë dhe bjellorusë.

Ai shpjegoi se për këtë është pajtuar me liderin rus Vladimir Putin për shkak të ashpërsimit të situatës në kufijtë perëndimorë të shtetit federal. Sipas tij, Perëndimi po e shtyn Ukrainën të hapë një front kundër Bjellorusisë, ndërsa NATO dhe disa vende evropiane po shqyrtojnë opsionet për agresion kundër Minskut.

lufta ukraine-rusi aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Bota 24 Tetor 2022, 08:33 d.a.

Pushteti i Xi Jinping sapo ka filluar

Xi Jinping Nga Rupert Wingfield-Hayes për BBC Krahasimi i Xi Jinping me Mao Ce Dunin është "i pakuptimtë", tallet Rebecca Karl, n...