Bota

I hodhi acid ish-burrit, 38-vjeçarje greke do dorëzohet sot në Polici

Këtë e ka deklaruar gjatë një interviste që dha për të përditshem greke Prothotema. Ajo prej ditësh qëndron e fshehur pasi pretendon se i rrezikohet jeta nga familjarët e 36-vjeçarit.

24 Tetor 2022, 08:29 Nga e.k
I hodhi acid ish-burrit, 38-vjeçarje greke do dorëzohet sot në
Foto e çiftit

GREQI- 38-vjeçarja që hodhi acid mbi fytyrën e burrit të saj teksa ai flinte gjumë ka deklaruar se do të dorëzohet pranë autoriteteve ditën e sotme. Këtë e ka deklaruar gjatë një interviste që dha për të përditshem greke Prothotema. Ajo prej ditësh qëndron e fshehur pasi pretendon se i rrezikohet jeta nga familjarët e 36-vjeçarit.

Ajo është shprehur se 36-vjeçari e kishte rrahur dhe dhunuar dhe jo vetëm një herë. Ajo ka shtuar se ka dhe dëshmitarë që e pohiojnë vuajtjen e saj. Në rrëfimin e saj për Protothema ajo ka thënë se jo vetëm parneri i saj por edhe vëllai i tij e ka dhunuar dhe ajo e ka paditur në polici për dhunë.

Familjarët e 36-vjeçarit tregojnë një version krejt ndryshe të historisë së tyre të dashurisë e cila ka nisur nga Facebook-u sipas tyre dhe ka qenë një lidhje e shkurtër. 

Të dy kishin debate të ashpra për arsye të ndryshme që kulmuan me një episod në një vend publik rreth tre muaj më parë. Ata kishin shkëmbyer fjalë të rënda për një arsye të panjohur. Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, situata doli jashtë kontrollit që në momentin kur ai i njoftoi se donte të divorcohej. Ajo ka reaguar, nuk e ka pranuar, duke shkaktuar një atmosferë shpërthyese mes tyre. Të njëjtët pohojnë se 38-vjeçarja nuk ka mundur ta pranojë vendimin e partnerit të saj, madje ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë nëse ndahen. 

greqi 38-vjecarja i hedh acid partnerit

Sondazh

Poll