Bota

Zelenskyy: Vetëm Rusia është e aftë të përdorë armë bërthamore në Europë

Gjithashtu, ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë pretendimet e bëra nga homologu i tij rus Sergei Shoigu në një bisedë telefonike se vendet perëndimore po lehtësojnë planin e Kievit për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

24 Tetor 2022, 09:04 Nga e.k
Zelenskyy: Vetëm Rusia është e aftë të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidendi i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është shprehur se pretendimet e ministrit rus Sergei Lavrov se Ukraina mund të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë janë të pavërteta pasi sipas tij Rusia është i vetmi vend që mund të përdorë armë bërthamore në Europë. 

“Nëse dikush mund të përdorë armë bërthamore në këtë pjesë të Europës, dihet shumë qartë se kush është,” tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se “telefonata e Sergei Shoigu” i sqaroi gjërat.

“Të gjithë e kuptojnë shumë mirë. Ata e kuptojnë se kush është burimi i të gjitha gjërave të pista që mund të imagjinohen dhe ndodhin në këtë luftë”, shtoi ai.

Gjithashtu, ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë pretendimet e bëra nga homologu i tij rus Sergei Shoigu në një bisedë telefonike se vendet perëndimore po lehtësojnë planin e Kievit për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 24 Tetor 2022, 08:33 d.a.

Pushteti i Xi Jinping sapo ka filluar

Xi Jinping Nga Rupert Wingfield-Hayes për BBC Krahasimi i Xi Jinping me Mao Ce Dunin është "i pakuptimtë", tallet Rebecca Karl, n...