Bota

Efektet e Open Ballkan, Kovaçevski: Serbia heq bllokimin e eksportit të gazit për vendin tonë

Kovaçevski u shpreh se biseda ishte e frytshme pasi Beogradi vendosi të heqë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror.

24 Tetor 2022, 09:11 Nga d.a.
Efektet e Open Ballkan, Kovaçevski: Serbia heq bllokimin e eksportit
Brnabic dhe Kovacevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e tij serbe, Ana Brnabiç.

Kovaçevski u shpreh se biseda ishte e frytshme pasi Beogradi vendosi të heqë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror.

“Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë." -u shpreh Kovaçevski.

Kovaçevski u shpreh se kjo marrëveshje u arrit përmes politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit.

"Në kohë krize energjitike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz të kompresuar për shkollat ​​dhe spitalet në shumë qytete të vendit."-përfundoi ai.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë në dy takimet e fundit por ende nuk janë pjesë e saj. Kosova ndërkohë është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk e njeh nismën dhe nuk pranon të jetë pjesë e saj pvrpos ftesave të herëpashershme që ka marrë.

kriza energjitike ne maqedoni dimitar kovaçevski ana brnabiç open ballkan

Sondazh

Poll

Bota 24 Tetor 2022, 08:33 d.a.

Pushteti i Xi Jinping sapo ka filluar

Xi Jinping Nga Rupert Wingfield-Hayes për BBC Krahasimi i Xi Jinping me Mao Ce Dunin është "i pakuptimtë", tallet Rebecca Karl, n...