Politike

"Siguria dhe sulmet kibernetike"/ Rama mbërrin në Izrael, publikon foton e parë nga vizita

Kreu i Qeverisë bën të ditur se kjo vizitë zyrtare është kryer në kuadër të ftesës që i ka mbërritur nga kryeministri.

23 Tetor 2022, 11:15 Nga A.B
"Siguria dhe sulmet kibernetike"/ Rama mbërrin në Izrael,
Edi Rama

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael. Ai ka ndarë foton nga takimi me zyrtarët izraelitë, teksa zbriti nga avioni. Kreu i Qeverisë bën të ditur se kjo vizitë zyrtare është kryer në kuadër të ftesës që i ka mbërritur nga kryeministri.

'Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid'- shkruan Rama.

Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy. Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

edi rama rama ne izrael

Sondazh

Poll