Aktualitet

Po punonte tokën, zetori zë poshtë të moshuarin në Gjirokastër, 85-vjeçari ndërron jetë në vend

Atë e ka zënë poshtë zetori dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

23 Tetor 2022, 19:40 Nga F.M
Po punonte tokën, zetori zë poshtë të moshuarin në
Ambulancë

GJIROKASTËR- Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se 85-vjeçari me inicialet F. D., ka qenë duke punuar tokën në fshatin Karjan në momentin që është aksidentuar. Atë e ka zënë poshtë zetori dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë: 

Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll