Aktualitet

Thirrja e protestueses: Ejani t'i vëmë zjarrin Ministrisë së Brendshme, nga 2 doza drogë i vjen e keqja këtij vendi?

Ajo e konsideroi një turp indiferencën e të gjithë atyrë që nuk kanë dalë në shesh këtë mbrëmje që po zhvillohet protesta e dytë për Lear Kurtin.

23 Tetor 2022, 18:21 Nga F.M
Thirrja e protestueses: Ejani t'i vëmë zjarrin Ministrisë
Gruaja në protestë

TIRANË- Një qytetarë që ka dalë në protestë ka bërë thirrje për t'i vënë zjarrin godinës së Ministrisë së Brendshme. Gruaja u bëri thirrje shqiptarëve që të dilnin e të protestonin dhe e konsideroi një turp indiferencën e të gjithë atyrë që nuk kanë dalë në shesh këtë mbrëmje që po zhvillohet protesta e dytë për Lear Kurtin.

"Këtu është një turp, është një turp që nuk reagojnë njerëzit, që rrinë në shtëpi dhe nuk dalin të protestojnë kundër këtyre mostrave. Të dalin e tu vëmë zjarrin Ministrisë së Brendshme, zjarrin t'ia vëmë. Ky është rasti i disatë që përsëritet. Nuk ka ndjen fare për politikë, por këtu duhet të çohen të gjihtë. Unë e para ia vë zjarrin vendit në momentin që kam mbështetje. Kur pashë kufomën, nuk i kishin hequr prangat, këta mostrat, këta mostrat more që paguhen nga taksat tona. Unë punoj në mjekësi prej vitesh, por kufoma që prangosim s'kemi parë akoma. Ka qarë mbrëmë, e kam vënë veten në pozicionin e nënës, pavarësisht se fëmijët e mi i kam rregulluar. Dy doza kishte, po pse more për dy doza kapet dhe futet brenda tjetri, e zëmë se i kishte, pse more nga kjo gjë i vinte e keqja këtij shteti, ti ke baronët e drogës rrugës që lëvizin lirë,"- tha ajo ndër të tjera. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

lear kurti protesta per lear kurtin vdes lear kurti

Sondazh

Poll