Aktualitet

Me foton e Learit në spital, protestuesit mbërrijnë në Kryeministri, 'blindohet' godina

Qytetarët mbajnë në dorë foton e Lear Kurtit që ishte i shtruar në spital. 

23 Tetor 2022, 19:01 Nga F.M
Me foton e Learit në spital, protestuesit mbërrijnë në
Protesta për Lear Kurtin

TIRANË- Godina e Kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta policie. Blutë kanë rrethuar godinën në momentin protestuesit kanë mbërritur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në dorë foton e Lear Kurtit që ishte i shtruar në spital. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

lear kurti vdes lear kurti protesta per lear kurtin

Sondazh

Poll