Aktualitet

FOTO/ Nisin përplasjet në protestë, qytetarët ulërasin drejt efektivëve: Hape rrugën vrasës!

Ata janë përplasur me efektivët që u kanë zënë rrugën.

23 Tetor 2022, 18:29 Nga F.M
FOTO/ Nisin përplasjet në protestë, qytetarët ulërasin
Protesta për Lear Kurtin

TIRANË- Qytetarët kanë nisur të përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Brnedshme. Një grup prej protestuesve janë shtyrë në drejtim të efektivëve dhe kanë tentuar të çajnë kordonin. Ata janë përplasur me efektivët që u kanë zënë rrugën.

"Hapeni rrugën vrasës, hapëni rrugën vrasës,"- thonë në kor qytetarët. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

vdes lear kurti lear kurti protesta per lear kurtin

Sondazh

Poll