Aktualitet

FOTO/ Protestuesit lyejnë me miell efektivët: Mos kini frikë se nuk ju vret

Mielli, sipas protestuesve, simbolizon drogën që supozohet se Lear Kurti mbante me vete në momentin që u ndalua nga efektivët e policisë së Shtetit, mbrëmjen e 19 tetorit. 

23 Tetor 2022, 18:36 Nga F.M
FOTO/ Protestuesit lyejnë me miell efektivët: Mos kini frikë se
Efektivët me miell

TIRANË- Protestuesit kanë nisur të hedhin miell mbi efektivët e policisë që kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme. Mielli, sipas protestuesve, simbolizon drogën që supozohet se Lear Kurti mbante me vete në momentin që u ndalua nga efektivët e policisë së Shtetit, mbrëmjen e 19 tetorit. 

"Mielli nuk vret, mos kini frokë se mielli nuk vret,"- thonë në kor qytetarët. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

vdes lear kurti lear kurti protesta per lear kurtin

Sondazh

Poll