Aktualitet

"Ju jeni vrasës, kriminela"/ Nis me incidente protesta, qytetarët gjuajnë me domate Ministrinë e Brendshme

Deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga ana e Policisë së Shtetit për t'i shpërndarë. 

23 Tetor 2022, 18:12 Nga F.M
"Ju jeni vrasës, kriminela"/ Nis me incidente protesta,
Protesta për Lear Kurtin

TIRANË- Ka nisur me incidente protesta në Tiranë! Qytetarët po qëllojnë me domate godinën e Ministrisë së Brendshme që është e rrethuar nga efektivë të shumë. 

"Polici e krimit, ju jeni kriminela,"- dëgjohet të thërrasin ata në sfond, teksa gjuajnë në drejtim të godinës. Deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga ana e Policisë së Shtetit për t'i shpërndarë. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

lear kurti protesta per lear kurtin vdes lear kurti

Sondazh

Poll