Aktualitet

Njëri i dënuar me 18 vite burg, tjetri në kërkim për trafik droge, pala greke kap dy shqiptarë në Kakavijë

Njëri prej tyre rezulton me urdhër arresti nga Prokurori i Ileas për çështje trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa tjetri rezulton i dënuar me 18 vite e 4 muaj burg si dhe 20 mijë euro gjobë.

23 Tetor 2022, 15:36 Nga F.M
Njëri i dënuar me 18 vite burg, tjetri në kërkim për
Policia greke

GREQI- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia greke. Mësohet se të rinjtë janë arrestuar nga pala greke në Kakavijë. Njëri prej tyre rezulton me urdhër arresti nga Prokurori i Ileas për çështje trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa tjetri rezulton i dënuar me 18 vite e 4 muaj burg si dhe 20 mijë euro gjobë.

Ai është dënuar për trafik droge dhe vepra të tjera penale. Këtij të fundit, në momentin e arrestimit nga policia, i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve apo detaje të tjera në lidhje me ngjarjet në të cilat janë përfshirë.

kakavije arrestohen dy shqiptare ne kakavije

Sondazh

Poll