Aktualitet

Përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë

24-vjeçari me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, përplasi për vdekje një 12-vjeçar.

23 Tetor 2022, 14:23 Nga A.B
Përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër,
Policia

GJIROKASTËR- Estien Dine është arrestuar nga policia. 24-vjeçari me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, përplasi për vdekje një 12-vjeçar në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare. Ai do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.

vdes 12-vjecarja ne gjirokaster gjirokaster estien dine

Sondazh

Poll