'Mbërriti i vdekur'/ U publikua FOTO-ja ku Lear Kurti po merrte serum, vihen në hetim mjekët e Traumës
Natën kur Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital.
TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës. Hetimi ka nisur për faktin se pak ditë më parë, spitali i Traumës ka deklaruar se Lear Kurti mbërriti pa shenja jete në spital. Mirëpo, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një foto të të riut, i cili ishte i shtrirë në krevatin e spitalit, duke marrë serum.
Natën kur Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital. Hetimet po vijojnë dhe pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që sipas ekspertizës, Kurti ndërroi jetë pasi gëlltiti qesen me kokainë dhe kaloi në overdozë.
Ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja. Ajo tregoi për 'News24', përjetimin e lajmit tronditës që nga orët e vona të mbrëmjes së 19 tetorit e deri në momentin e varrimit. Mustafaj fajëson policinë dhe shtetin.
32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Sondazh
Zjarr pranë një banese të braktisur në Roskovec, tre zjarrëfikës tentojnë të shuajnë zjarrin
Zjarrefikesi FIER- Një zjarr ka rënë pranë një banesë të braktisur në fshatin Suk 1 të Roskovecit. Në ven...
EMRAT- Përfundon Maratona e Tiranës! Njihuni me triumfuesit për secilën kategori, shumica nga Ukraina
Fituesit TIRANË- Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në...
Përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë
Policia GJIROKASTËR- Estien Dine është arrestuar nga policia. 24-vjeçari me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gje...
U denoncua nga Buçi për dhunë, shefi i krimeve: Nuk kam rrahur askënd, Nallbati më bëri presion
Pashk Syziu KORÇË- Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, Pashk Syziu ka dhënë deklaratën e tij rreth orës 0...
Aksident në Sarandë/ 'Benz-i' përplas motorin, plagosen dy të mitur, dërgohen në spital
Policia TIRANË- Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur ditë e sotme. Në hyrje të Ksamilit, nj&e...
'Djalit iu dërgua një letër para 10 vitesh'/ Nëna e Learit: Ai më tha duhet të iki, policinë e ka pasur fobi
Lear Kurti TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për v...
'Djali ka ikur i tmerruar'/ Nëna e Learit: Shtet nuk ka! Policia e ka dhunuar, shokët e donin
Fatmira Mustafa TIRANË- Familja e Lear Kurtit ka dyshime se djali i tyre është dhunuar nga policia e shtetit. Nëna e 32-vjeçarit...
'Shokët e tij më treguan'/ Nëna e Lear Kurtit: Unë humba ndjenjat, ishte çuni i gjithë Tiranës, hashash pinte
Fatmira Mustafa TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervis...
Akuzoi shefin e krimeve për dhunë, Buçi: Deizi më ka provokuar, Syziu më dhunoi pa shkak, ndihem i kërcënuar
Marsel Buçi KORÇË- Marsel Buçi ka treguar për mediat se është dhunuar nga shefi i krimeve në Devoll, Pashk Sy...
'Më dhunoi në zyrë'/ Buçi e denoncoi, zbulohet identiteti i shefit të krimeve në Komisariatin e Devollit
Policia KORÇË- Marsel Buçi ka denoncuar për dhunë, shefin e krimeve në Komisariatit Devoll, Pashk Syziu. Mbrëmjen e...

