Aktualitet

Aksident në Sarandë/ 'Benz-i' përplas motorin, plagosen dy të mitur, dërgohen në spital

Drejtuesi i makinës 'Benz' është shoqëruar nga policia. 

23 Tetor 2022, 14:07 Nga A.B
Aksident në Sarandë/ 'Benz-i' përplas motorin, plagosen
Policia

TIRANË- Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur ditë e sotme. Në hyrje të Ksamilit, një mjet tip 'Benz' është përplasur me një motor i cili kishte si drejtues një 16-vjeçar dhe një pasagjer një 9-vjeçar. Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i makinës 'Benz' është shoqëruar nga policia. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne sarande

Sondazh

Poll