Art&Argëtim

“Sot një vit më parë", Baldwin kujton kineasten Halyna Hutchins e cila vdiq gjatë xhirimeve të filmit 'Rust'

Me anë të një postimi të Instagram, Baldwin ka publikuar foton e Hutchins e cila ka pozuar me apratin fotografik, të cilin e kishte pasion dhe e adhuronte.

23 Tetor 2022, 14:52 Nga d.a.
“Sot një vit më parë", Baldwin kujton kineasten Halyna
Hutchins dhe Baldwin

SHBA- Aktori hollivudian Alec Baldwin ka kujtuar së fundmi kineasten, Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u qëllua nga Baldwin gjatë xhirimeve të filmit, ‘"Rust".

Me anë të një postimi të Instagram, Baldwin ka publikuar foton e Hutchins e cila ka pozuar me apratin fotografik, të cilin e kishte pasion dhe e adhuronte.

“Sot një vit më parë.”-ka shkruar Baldwin krah fotos.

Teksa htimi penal i Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe është ende në zhvillim, Baldwin dhe prodhuesit e tjerë të 'Rust' kanë zgjidhur së fundmi një padi të paraqitur nga bashkëshorti i Hutchins, Matthew, në fillim të këtij viti. Së bashku me zgjidhjen, ekipi ra dakord të përfundonte filmin me Matthew tani në bord si producent ekzekutiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau me armë zjarri Halyna Hutchins dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. 

alec baldwin halyna hutchins

Sondazh

Poll