Art&Argëtim

Ndarja me Robertin, Nora: Vendimin e morëm të dy, kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me të

Nora u shpreh se vitet më të bukura të jetës i ka kaluar së bashku me Robertin.

23 Tetor 2022, 08:17 Nga A.B
Ndarja me Robertin, Nora: Vendimin e morëm të dy, kohën më
Nora Istrefi

TIRANË- Këngëtarja Nora Istrefi ka komentuar për herë të parë divorcin me Robert Berishën. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Më lër të flas', Nora tha se vendimi për t'u ndarë ishte i përbashkët. Megjithatë, ajo u shpreh se vitet më të bukura të jetës i ka kaluar së bashku me Robertin.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”

 

nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll