Art&Argëtim

Alfio dhe Fatma ndahen?! Statusi i fundit i kuzhinierit ngre dyshime, mesazhi për djalin

Ditën e sotme kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto më të birin, me një premtim, që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

23 Tetor 2022, 13:20 Nga A.B
Alfio dhe Fatma ndahen?! Statusi i fundit i kuzhinierit ngre dyshime, mesazhi
Fatma dhe Alfio

TIRANË- Moderatorja, Fatma Methasani dhe kuzhinieri, Alfio Rrotani, janë ndër çiftet më të dashur nga publiku. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

Mirëpo, së fundmi, çifti nuk janë parë më bashkë. Madje, as në profilet e tyre në Instagram nuk ka prej kohësh poza si familja apo si çift. Sakaq, edhe pse ndiqen në Instagram, komentet ndaj njëri-tjetrit mungojnë.

Ditën e sotme kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto më të birin, me një premtim, që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

Alfio dhe Fatma ndahen?! Statusi i fundit i kuzhinierit ngre dyshime, mesazhi

Kjo ka bërë që të gjithë të dyshojnë për një ndarje të çiftit. Megjithatë, pritet një konfirmim nga ana e tyre.

alfio rrotani fatma methasani

Sondazh

Poll