Art&Argëtim

Angelina Jolie do të portretizojë sopranon legjendare Maria Callas

Angelina Jolie do të interpretojë sopranon legjendare greko-amerikane, Maria Callas në filmin biografik Maria. Filmi do të drejtohet nga Pablo Larraín dhe skenari nga Steven Knight, i cili së fundmi ka punuar së bashku në filmin Spencer.

23 Tetor 2022, 07:28 Nga A.B
Angelina Jolie do të portretizojë sopranon legjendare Maria Callas
Angelina Jolie

SHBA- Filmi biografik Maria tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së sopranos më të madhe në botë

Angelina Jolie do të interpretojë sopranon legjendare greko-amerikane, Maria Callas në filmin biografik Maria. Filmi do të drejtohet nga Pablo Larraín dhe skenari nga Steven Knight, i cili së fundmi ka punuar së bashku në filmin Spencer.

Maria tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970.

Duke folur për filmin biografik, regjisori i filmit tha se ndërthurja e kinemasë dhe operës ishte një ëndërr. “Ta bësh këtë me Angelina, një artiste jashtëzakonisht e guximshme dhe kurioze, është një mundësi magjepsëse,” tha Larraín.

Angelina Jolie ka deklaruar se është mjaft e emocionuar për këtë rol shumë të veçantëpër të sjellë në ekran trashëgiminë e Maria Callas. 

angelina jolie

Sondazh

Poll