Art&Argëtim

Vajza e Madonnas i tregon të gjitha, Lourdes: Ajo është e çmendur, kërkon t'më kontrollojë

Lourdes Leon është vajza e parë e Madonës e cila lindi në vitin 1996, fryt i romancës së mbretëreshës së popit me trajnerin personal të shndërruar në aktor, Carlos Leon.

23 Tetor 2022, 07:33 Nga A.B
Vajza e Madonnas i tregon të gjitha, Lourdes: Ajo është e
Madona dhe vajza e saj

SHBA- “Mamaja ime është kaq e çmendur dhe ajo më kontrollon mua gjatë gjithë jetës sime ”, ka treguar vajza e madhe e Madonna -s, Lourdes Leon, e cila tani ka hyrë në industrinë e muzikës.

E reja 26-vjeçare, e cila një muaj më parë publikoi këngën e saj të parë të titulluar "Lock&Key" me emrin e saj artistik Lolahol, përmes një interviste për revistën Interview tha për nënën e saj: Është kaq e çmendur dhe mamaja ime më ka kontrolluar gjithë jetën. Më duhej të isha plotësisht i pavarur prej saj sapo të mbaroja shkollën e mesme.

Lourdes Leon është vajza e parë e Madonës e cila lindi në vitin 1996, fryt i romancës së mbretëreshës së popit me trajnerin personal të shndërruar në aktor, Carlos Leon. Dashuria e këngëtares së njohur me Carlos Leon, i cili është tetë vjet më i vogël se ajo, zgjati tre vjet dhe romanca u prish menjëherë pas lindjes së Lourdes. E reja, megjithë popullaritetin e madh të nënës së saj, gjatë fëmijërisë së saj qëndroi larg syrit të publikut dhe shfaqej jashtëzakonisht rrallë në fotot me Madonën.

Lourdes për Madonën u konsiderua si një "bekim" siç ka thënë herë pas here, pasi e lindi kur ishte 38 vjeç. 

madonna lourdes leon

Sondazh

Poll